Një 14-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, sepse dyshohet se ka marrë pjesë në një grabitje në tentativë.
I mituri së bashku me dy shokë, 14 dhe 15 vjeç, njëri grek dhe tjetri bangladeshas, kanosën me thikë dy djem, 15 dhe 16 vjeç, që t’i merrnin paratë dhe sendet personale.
Kur panë që bashkëmoshatarët nuk ranë pre e kërcënimit, tre të miturit u larguan, por u arrestuan pak më vonë.
Gjithashtu, është vënë në pranga nëna 43-vjeçare e njërit prej tyre për neglizhencë të mbikëqyrjes ndaj një të miturit.