Zhduket 23-vjeçarja shqiptare në Greqi, familjarët: Mund të jetë në rrezik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.09.2024, 09:43

Autoritetet greke janë alarmuar për zhdukjen e një 23-vjeçareje shqiptare nga zona e Harilaou në Selanik .

Sipas një njoftimi, më datë 11.09.2024, në orët e pasdites, është zhdukur nga zona e Artiola Mesi me origjinë shqiptare, 23 vjeçe, banuese Harilaou, në Selanik.

Autoritetet u njoftuan për zhdukjen e saj ditën e sotme më 16.09.2024 dhe publikimi i lajmërimit është me kërkesë të familjes së saj, pasi mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e saj.

Artiola Messi është 1.60 m e gjatë, peshë normale, ka flokë të zinj dhe sy të gjelbër. Ajo kishte veshur një bluzë rozë dhe pantallona të shkurtra xhins ditën kur u zhduk. Ajo ka një tatuazh në krahun e majtë, një flutur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit