Një vajzë e re ka publikuar një video ku shpreh zhgënjimin e saj në rrjetet sociale pasi pagoi 12 mijë lekë për një picë Margarita në Bilisht.
E frustruar nga çmimi i lartë, ajo pyet ndjekësit e saj: “Ju si mbijetoni në Shqipëri?” Postimi i vajzës ka nxitur debat mbi kostot e jetesës, me shumë komente që ndajnë shqetësime të ngjashme për rritjen e çmimeve në vend.
Ajo thotë se turisti kthehet në shtetin e tij dhe merr rrogën europiane, e më pas ngre pyetjen nëse shqiptarët punojnë vetëm për gjërat bazike të mbijetesës. Cili është mendimi juaj?