Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrim në BE

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2024, 10:18

Sipas të dhënave më të reja të Eurostat, 30.004 qytetarë të Maqedonisë për herë të parë kanë marrë leje për qëndrim në vendet anëtare të BE-së në vitin 2023.

Kjo paraqet rritje krahasuar me 2022 kur 29.591 qytetarë të Maqedonisë kanë marrë leje të tillë.

“Nga numri i përgjithshëm, 13.730 persona kanë marrë leje për arsye familjare, 1.028 për arsim dhe 2.535 për shkaqe të tjera”, – Eurostat.

Të dhënat tregojnë se konsiderueshëm është rritur interesi për qëndrim në BE.

Në rajon, më shumë leje për në BE në 2023 kanë marrë qytetarët e Serbisë, ndërsa gjithsej 50.933 persona nga Bosnja e Hercegovina.

Në 2023, në BE janë dhënë mbi 3,7 milionë leje për herë të parë për qëndrim të qytetarëve nga vende të treta që do të thotë rritje prej 4,7%.

Arsye kryesore për dhënien e lejeve janë: punësim, arsye familjare, arsye të tjera, arsim.

Më shumë leje për qëndrim në 2023 u janë dhënë qytetarëve të Ukrainës (307.313), pastaj të Bjellorusisë dhe Indisë. Punësimi është arsyeja më e shpeshtë për qytetarët e Ukrainës.

Arsyet familjare janë më të shpeshta për qytetarët e Marokut (50,3%), Rusisë (39,4%), Brazilit (35,3%) ndërsa qytetarët e Kinës më së shumti kërkojnë leje për arsim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit