Vetëvrasjet fenomen në rritje, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 104 raste

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2024, 08:42

“Vetëvrasja është fenomen shqetësues dhe në rritje në vendin tonë. Vetëvrasja është një nga problemet më reale të mundëshme”, kështu shprehet psikologja Sumea Ramadani lidhur me fatkeqësitë që ndodhën ditëve të fundit . “Nga statistikat rreth 400.000 persona në vit globalisht humbin jetën nga vetëvrasja, që i bie në çdo 40 sekonda dikush vetëvritet dhe në çdo 8 sekonda dikush tenton vetëvrasjen, pra është një fenomen real të cilin duhet ta pranojmë si kërcënim global pastaj edhe lokal”, tha Ramadani. Ajo potencoi se është mjaft i dukshëm dhe i trishtë ky fenomen, prandaj siç tha ajo duhet t’i përkushtohet shumë vëmendje.

SUMEA RAMADANI, PSIKOLOGE

“Cilët janë arsyjet, shkaqet të cilat mund të dërgojnë si pasojë tek vetëvrasja mund të jenë çregullimet e ndryshme psikologjike, si depresioni, ankthi, çregullimet tjera, abuzimi qoftë psikik në shtëpi pra dhuna në familje, qoftë bullizmi pra dhuna psikologjike në shkolla, qoftë mobingu apo përndryshe dhuna psikologjike në punë mund të jetë një nga arsyjet të cilat ja vështirsojnë personit menaxhimin me ndjenjat e rënda negative dhe ja pamundësojnë gjetjen e ndonjë zgjidhje tjetër që dërgon deri në vendim të tillë. Është vendim i cili bazohet në vullnetin e lirë të personit mirëpo është shumë rëndë që të paramendohet e nuk është e lehtë që të mirret”.

Ajo më tej thotë se shoqëria gjendet në një periudhë shumë të rëndë, ku kanosen rreziqe të shumta, qoftë nga rreziqet sociologjike që jemi duke i përjetuar, nga rreziqet financiare që po kanosen globalisht dhe se këto rrethana ia pamundësojnë të rinjëve që ta gjejnë një ndjenjë përkatësie në shoqëri, ta ëndërojnë një të ardhme më premtuese dhe më optimiste. “Mirëpo me gjithë qenien time kam dëshirë që të apelojë tek masa më e gjërë, t’ia lehtësojmë jetën njëri tjetrit dhe të mos ia vështirsojmë” shprehet Ramadani.

SUMEA RAMADANI, PSIKOLOGE

“Bëj apel që të kthehemi nga vetja, të punojmë me simptomat që tani do të fillojnë ndoshta të shfaqen tek ne, simptomat postraumatike. Jemi duke diskutuar publikisht ta tregojmë se sa tragjike dhe sa e tmerrshme është dhe sa reale është si problem , që të mos mirret si model, mos të vazhdojë si trend, por të kuptohet serioziteti i problemit, të qaset problemi sa më konkretisht, të gjinden zgjidhjet dhe të krijohet një rrethanë pak më e mirë dhe pak më e lehtë edhe për familjarët edhe për shokët, shoqet edhe për masën më të gjërë. Pra siç e thash t’ia lehtësojmë jetën njëri tjetrit mos t’ia vështirsojmë me stigmatizim, etiketim,bullizim dhe sjellje të këqija të ndryshme”.

Ramadani u bëri thirrje prindërve, shkollat dhe të gjitha institucionet që t’i kushtojnë rëndësi të veçantë shëndetit mendor të të rinjëve dhe në rast se vërejnë sjellje të çuditshme apo agresive t’i çasen më profesionalisht dhe në përgjithësi si shoqëri t’i ofrojnë përkrahje morale.

Të pyetur nga TV SHENJA lidhur me vetëvrasjet e të rinjve në vend për vitin 2023, nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë vitit 2023, në RMV janë regjistruar 3 vetëvrasje të fëmijëve.

MPB

“Ju njoftojmë se gjatë vitit 2023 janë regjistruar gjithsej tre vetëvrasje të fëmijëve në repartet e Punëve të Brendshme Shkup, Manastir dhe Tetovë, ndërsa në gjysmën e parë të vitit 2024 nuk janë regjistruar vetëvrasje të fëmijëve”.

Sipas të dhënave të entit shtetëror të statistikave vetëm në vitin 2023 në RMV gjithsej 104 persona janë vetëvrarë.

Ndërkaq nga Instituti i shëndetit publik theksuan se vetëvrasja është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve tek njerëzit e moshës 15 deri në 29 vjeç në botë. “Pak vende e kanë përfshirë parandalimin e vetëvrasjeve si prioritet shëndetësor dhe vetëm 38 vende kanë një strategji kombëtare parandaluese. Rritja e ndërgjegjësimit dhe thyerja e tabuve janë çelësi i përparimit. Pa këto ndryshime, parandalimi i vetëvrasjeve mbetet sfidë” thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit