Durrës/ Dy vajza sherr me njëra-tjetrën në qendër të qytetit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.09.2024, 21:28

Dy vajza, adoleshente, janë përleshur me njëra-tjetrën në qendër të Durrësit. Siç shihet edhe nga pamjet ato shtyjnë dhe godasin njëra-tjetrën, teksa janë në shoqërinë edhe të vajzave të tjera.

Policia bashkiake ka ndërhyrë për të ndaluar agravimin e situatës. Një qytetar ka filmuar ngjarjen dhe ka dërguar pamjet në redaksinë e JOQ Albania. Ende nuk dihen arsyet e këtij sherri mes vajzave.

Raste të tilla përleshjesh mes të rinjve po bëhen gjithnjë e më shqetësuese. Nuk është hera e parë që adoleshentë gjenden në të tilla situatash.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit