Ronaldo dhe Messi “të plakur” edhe në PlayStation

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.09.2024, 17:45

Për herë të parë që nga viti 2007, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë vlerësuar nën 90 në lojën e re të EA Sports. Ronaldo, i cili ka qenë një nga lojtarët më të vlerësuar për më shumë se 15 vjet, tani ka një vlerësim prej 86 – më i ulëti që nga koha e tij te Manchester United.

Ky ulje vlerësimi vjen si pasojë e transferimit të tij te Al Nassr në Arabinë Saudite, ku niveli i konkurrencës mendohet se ka ndikuar në rënien e vlerësimit të tij, pavarësisht se ka vazhduar të shënojë gola. Nga ana tjetër, Messi, tani me Inter Miami në MLS, ka parë vlerësimin e tij të bjerë në 88, shifra më e ulët që nga viti 2008.

Kjo tregon një kapitull të ri në karrierat e dy legjendave të futbollit, të cilët kanë dominuar për vite me radhë jo vetëm në fushë, por edhe në lojërat video.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit