Kërcet grushti sërish në futbollin kosovar, pesë futbollist përfundojnë në spital

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.09.2024, 20:14

Futbolli i Kosovës kurrqysh të bëhet rehat.

Para disa ditësh ndodhi një incident mes futbollistëve të ligës së dytë Deçani dhe Prizreni, e tash grushti ka kërcitur sërish.

Përleshja ka ndodhur në ndeshjen e grupmoshave të reja U19, në mes të Gjilanit dhe Fushë Kosovës.

Si pasojë e kësaj rrahje pesë futbollistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Bëhet e ditur se palët e përfshira janë dërguar në stacion policor për intervistim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit