Në Shqipëri, turizmi përballet me probleme të theksuara por ndër më kryesorët është mungesa e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike.
Kjo situatë nuk është evdiente vetëm në zonat e thella malore, ku kushtet mund të jenë më të vështira, por edhe në zonat bregdetare si Golemi.
Një qytetare ka treguar për JOQ ALBANIA se turistët në hotel i presin me qirinj pasi mungon energjia elektrike. Ajo thotë se ka tentuar disa herë të lidhet me OSHEE por askush s’i është përgjigjur thirrjeve të saj.
Sipas saj probleme të tilla ndikojnë negativisht në imazhin dhe zhvillimin e destinacioneve turistike e hoteleve pasi ndërprerjet e shpeshta të energjisë krijojnë shqetësim për vizitorët dhe ulin cilësinë e shërbimeve të ofruara.
Ajo thotë se ky problem bën që turistët të ndihen të pakënaqur dhe të shmangin kthimin në të ardhmen.
Denoncimi:
Gjendja gati e perditshme ne zonen e golemit Kjo eshte mikpritja qe i bejme ne turistve Jemi pa drita Oshe spo na e hap me celin