Rrugët e Shqipërisë i shkatërrojnë makinën e shtrenjtë, i riu: S’ia vlen fare ta blesh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.09.2024, 09:46

Një qytetar ka bërë një denoncim në lidhje me gjendjen e rrugëve në Shqipëri, duke theksuar dëmtimin e automjetit të tij në autostradën pranë Portit të Durrësit.

Ai shprehet i irrituar se, për shkak të mirëmbajtjes së dobët të rrugëve, ka shkatërruar dy goma dhe disqet e makinës së tij, gjë që e ka detyruar të thërrasë një karrotrec për të ndihmuar.

Qytetari shpreh zhgënjimin e tij ndaj shtetit, duke thënë se autoritetet nuk po bëjnë punën e tyre për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, dhe ai e konsideron investimin në një makinë të mirë si të pavlefshëm në këto kushte.

Videoja tregon qartë gjendjen e rëndë të autostradës në hyrje të Portit të Durrësit, ku dëmtimet janë të shumta.

Denoncimi i qytetarit:

ja joq ca lloj rrugsh kemi ne as sja vle fare me e ble mjetin e mir. del per qef tshko cdo gjo ters sa nisesh me ik per shpi ca dy gomat e makines se mirmbajtja rruges osht v*rika*in nrregull taksirati im se cava dy gomat e shkatrrova disqet duhet tmarr e karrotrecin se banoj larg t humb i dit tplot mas makines se shteti jon e ka menjen mos me bo asi lloj pune t hajrit

anonim. porti durres sic shifet e mvideo sa hy autostrad

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit