Një YouTuber i famshëm ka biseduar me një kanibal të një fisi indigjen, i cili i shpjegoi atij pse ata i hanë njerëzit.
Drew Binsky, një bloger amerikan udhëtimesh, i cili pohon se ka vizituar të 197 vendet e botës, ka ndarë me ndjekësit e tij detaje nga vizita e tij në ishullin Papua, shtëpia e fisit Korowai, të njohur për praktimin e kanibalizmit.
Ky fis, i cili përbëhet nga rreth 3000 persona, sigurojnë mbijetesën kryesisht duke u ushqyer me peshq dhe bimë. Mirëpo, arsyeja pse ata hanë njerëz nuk ka të bëjë me mbijetesën.
Nga biseda me kanibalin, Bisnky rrëfen se ata nuk i hanë njerëzit për të siguruar vlera ushqyese apo kënaqësi. Sipas tij, ata i hanë njerëzit për t'i ndëshkuar për gabimet e tyre.
"Nëse dikush vjedh diçka, ai do të ndëshkohet në këtë formë", shpjegoi YouTuber-i.
Në bisedën e tij me kanibalin, ky i fundit rrëfeu se frikësohej njerëzve të tjerë që vizitonin ishullin, duke menduar se ata "do ta hanë atë".
Fisi Korowai besojnë se vdekjet misterioze nga sëmundjet i atribuohen Khakua-ve ose demonëve të këqij që marrin formën njerëzore.
Ata besojnë se Khakua-të maskohen si miq ose anëtarë të familjes në një përpjekje për të fituar besimin e fisit në mënyrë që t'i vrasin më vonë.
“Është traditë e Korowait të kryesh rituale kanibaliste ndaj kujtdo që besohet se është Khakua, në mënyrë që ata të mund të mbrojnë anëtarët e fisit… është pjesë e një sistemi drejtësie të bazuar në hakmarrje”, shpjegoi më tej Bisnky.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.