“Superhëna e përgjakshme”, spektakli qiellor që do të ndodhë pas tre ditësh

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.09.2024, 21:31
Javën e ardhshme, qielli do të na ofrojë një shfaqje të mrekullueshme. E quajtur ndryshe si "Superhëna e Korrjes", sateliti i planetit tonë do të duket 14 përqind më i madh.
Ky fenomen pritet të ndodhë të martën që vjen, më 17 shtator, ku gjithashtu do të ndodhë edhe një eklips i pjesshëm hënor kur një pjesë e saj të bjerë në hijen e Tokës.
Jo vetëm që një pjesë e hënës së plotë do të duket më e errët, por sipërfaqja e saj mund të shkëlqejë me një ngjyrë të kuqe si gjaku, pasi rrezet e diellit që e arrijnë atë kalojnë përmes atmosferës së Tokës.
Një superhënë ndodh vetëm kur hëna ndodhet në distancën më të afërt me Tokën në orbitën e saj eliptike, të quajtur ‘perige’, në një largësi prej 363,300 kilometrash.
Normalisht, hëna ndodhet 384,400 kilometra larg nga planeti ynë.
Kjo afërsi bën që sateliti ynë natyror të duket 30 përqind më i shndritshëm krahasuar me periudhat kur është më larg.
Megjithëse hëna arrin perigen gjatë çdo orbite 27-ditore rreth Tokës, superhënat ndodhin vetëm tre ose në katër herë në vit.
Ndërsa termi ‘superhënë’ nuk gjendet në fjalorët astronomikë, ai përdoret për të përshkruar një hënë të plotë që afrohet të paktën 90 përqind në 'perige', sipas NASA-s.
"Superhëna e korrjes" e ka marrë këtë emërtim nga bujqësia e hershme amerikane.
Ndriçimi intensiv i saj lejonte zgjerimin e dritës natyrore, duke ndihmuar për disa ditë të tjera në korrjen e kulturave të vjeshtës në periudhën e ekuinoksit të vjeshtës.
Megjithëse sot nuk jemi më të varur nga drita e hënës për bujqësi, ky term vijon të përdoret për të përshkruar superhënën që ndodh gjatë kësaj periudhe çdo vit.
Por Hëna e Korrjes 2024 përkon edhe me një eklips të pjesshëm hënor, i cili ndodh gjatë fazës së hënës së plotë katër deri në shtatë herë në vit, sipas NASA-s.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit