“Shkulni dhëmbët”, shqiptarët gjejnë mënyra të reja për t’i shpëtuar dëbimit nga Anglia

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.09.2024, 16:14

Një grup prej katër emigrantësh shqiptarë, që ndodhen në Qendrën e dëbimit në Colnbrook pranë Heathrow, kanë përdorur platformën TikTok për të diskutuar mënyra për të shmangur dëbimin nga Mbretëria e Bashkuar.

Sipas një raporti nga "The Telegraph", shqiptarët sugjeronin metoda ekstreme, si shkulja e dhëmbëve, për të detyruar autoritetet t'i transferonin në spital, nga ku arratisja do të ishte më e lehtë.

Emigrantët u këshilluan nga një bashkëkombas që pretendonte se ishte arratisur nga një qendër e ngjashme në vitin 2018. Ai u propozoi atyre që duke shkulur një dhëmb, do të siguronin një transferim në spital dhe kjo pastaj është një mundësi për t'iu shmangur deportimit.

Edhe pse nuk ka asnjë provë që ndonjë nga taktikat tē ketë funksionuar më parë, shqetësues mbetet fakti se katër shqiptarët kanë futur kontrabandë një smartphone në qendrën e emigrantëve. Ata dyshohet se kanë paguar 500 £ për ta sjellë telefonin në qendër.

Duke përdorur një llogari nën emrin Xhovani, shqiptarët diskutojnë taktikat e arratisjes me një shqiptar me pseudonimin "The Sting", i cili mburrej për arratisjen e tij të supozuar në 2018.

Pasi flet për strukturën dhe sigurinë në qendrën e largimit, ai u thotë atyre:

Si djem të rinj, ju keni paguar shumë para për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk është aspak mirë të dërgoheni në Shqipëri. Më lejoni t'ju tregoj një truk tjetër. Hiqni një nga dhëmbët tuaj, kështu që ata do t'ju dërgojnë në spital. Ne këtë mënyrë, ju mund të zhdukeni" sepse siguria në Colnbrook përfshin jo vetëm katër dyer që duhet të kalojnë", por edhe kamera jashtë dritares së dhomave”.

Më tej "The Sting" u sugjeron atyre se mund të fshehin pincat për heqjen e dhëmbëve në një tub me gjalpë si një mënyrë për t'i kontrabanduar ato në qendër.

Më pas një shqiptar e mbyll bisedën duke thënë se ata duhet të vazhdojnë diskutimet e tyre “në mënyrë private duke shpjeguae siç duhet se si mund të funksionojë kjo për ne”.

Colnbrook është një nga shtatë qendrat e largimit të imigracionit të operuara nga Ministria e Brendshme nga e cila deportohen emigrantët e paligjshëm dhe kriminelët e huaj.

Nuk ka asnjë të dhënë publike të arratisjes së një shqiptari nga Colnbrook në vitin 2018, megjithëse tetë shqiptarë ishin në mesin e 13 personave që dolën në arrati pas një trazire në qendrën e largimit të Yarl's Wood në Bedfordshire në 2023.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit