Fatmir Bektashi i “Kontakt” nën akuzë për pastrim parash, pallatet e tij me cilësi skandaloze

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.09.2024, 15:48

Biznesmeni Fatmir Bektashi pak ditë më parë është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit "Partizani".

SPAK i ka komunikuar biznesmenit akuzat "korrupsion aktiv" dhe “pastrim parash' dhe e ka marrë të pandehur.

Duke u ndalur te pastrimi i parave përmendim faktin se shoqëria ndërtuese "Kontakt" e administruar nga Bektashi është tepër e njohur për cilësinë e dobët të ndërtimeve dhe çmimet e larta.

Denoncimet e mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA për këtë kompani që ka ndërtuar pallate në çdo cep të Tiranës janë të shumta.

Të favorizuar nga qarkullimi i stërmadh i parasë informale kesh, kryesisht me burim nga droga, “Kontakt” shet apartamente me cilësi të dobët, me një çmim tepër të fryrë dhe që nuk i përgjigjet vlerës reale të apartamentit e cila natyrisht mbivlerësohet.

Edhe pse qytetarët derdhin djersën me vite për të blerë një apartament, “tallja” që marrin nga ndërtuesit, në këtë rast “Kontakt” është tepër e madhe.

Por duke qenë se investimi i tyre është me para droge, kuptohet më së miri përkushtimi që tregojnë më pas në zhvillimin dhe ndërtimin e projekteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit