Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë punëtori 43-vjeçar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.09.2024, 14:17

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Berat këtë të shtunë, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.

Sipas njoftimit të policisë, viktima me inicialet S.B. ishte duke punuar në një banesë kur ra në kontakt me rrymën elektrike.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe për të zbuluar nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në banesën e shtetasit E.K ku po punonte.

Ky incident ngre shqetësime për sigurinë në vendin e punës pasi çdo ditë e më shumë rritet numri i punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:15, në qendrën shëndetësore të Roskovecit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K., banues në fshatin Suk, Roskovec.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në stacionin e Policisë shtetasin E. K., për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit