SPB Manastir ka parashtruar pesë kallëzime penale kundër katër personave fizik dhe një personi juridik nga neni 288 i Kodit Penal për zjarre të shkaktuara në harkun kohor prej dates 15.06.2024 deri më 10.09.2024 në Prokurorinë Themelore Publike Manastir.
Kallëzim penal është parashtruar kundër GJ.D. (70) nga Manastiri, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se më datën 29.07.2024 ka ndezur zjarr në një arë, pronë e tij, në atarin e fshatit Bratindoll- Manastir, me qëllim të asgjësimit të insekteve. Për shkak të erës zjarri është përhapur në fushat fqinje, më pas është shuar nga Njësiti Territorial i Zjarrfikësve Manastir.
Kallëzimi i dytë është kundër T.I. (27) nga fshati Kremenicë, i cili më 4 shtator i ka vënë zjarrin kashtës në atarin e fshatit dhe i treti është kundër personit juridik, pasi më 3 gusht në fshatin Strezhevë, nga telat që kanë rënë nga një shtyllë në pronësi të personit juridik të raportuar ka shkaktuar zjarr i cili ka përfshirë barin e thatë dhe pemët.
Kallëzimi i katërt është ndaj personit R.R.(58) me vendbanim të përkohshëm në Manastir, i cili me datë 04.08.2024 i ka vënë flakën një hambari në fshatin Cërneec- Manastir, e më pas zjarri është përhapur në zonën e afërt ku është djegur barë i thatë. Poashtu, është parashtruar kallëzim penal edhe ndaj P.B. (46) nga Manastiri, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se i denoncuari më datën 04.08.2024 rreth orës 20:00 në f. Lopatica- Manastir, në vendin e quajtur “Belan Atar” ka ndezur një zgarë pranë vreshtës së tij dhe e ka lënë të pashuar, duke shkaktuar zjarrin.
Të gjithë akuzohen për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288, paragrafi 1 i Kodit Penal.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.