Një hoxhë nga Sanxhaku, ka mbajtur dje një tubim në Luginën e Preshevës ku dha edhe deklarata të cilat nxiten reagime. Ai i tha të pranishmëve se nuk jeni shqiptar, jeni mysliman.
Deklaratës së tij i ka reaguar, kryetarja e Këshillit Nacional Shqiptar në Pazarin e Ri në Sanxhak, Amina Nura.
Ajo i tha hoxhës që islami nuk është siç e shpikni ju.
“Nëse je një besimtar i tillë, pse nuk i respekton fjalët nga Kur’ani? Sepse vetë Kur’ani thotë se ata na krijuan dhe na ndanë në kombë dhe fisë. Por duket se ju nuk e keni lexuar as librin tuaj të shenjtë. Islami si Islam është një feja i pastër që i jep të drejtën të gjithëve për gjithçka, por ju ekstremistët e bëtë ashtu siç dëshironit“, tha ajo.
Nuraj tutje i tha hoxhës se ajo para Zotit është myslimane e kombit shqiptar.
“E dini z. Dudiq, për mua islami është gjëja më e shenjtë në jetë, por islami normal, jo shpikja juaj që e bëni si të doni. E dini se para Zotit dhe në shtëpi unë jam një muslimane e kombit shqiptar që jetoj për flamurin tem, por kur dal nga shtëpia jam një grua shqiptare që jetoj dhe luftoj për kombin dhe flamurin tem dhe kjo grua shqiptare nga Sanxhaku nuk ka pasur dhe nuk do të ketë vëlla turk apo arab, vëllai im është ai në venat e të cilit rrjedh gjak shqiptari dhe sa të jem gjallë kështu do të jetë, sepse gjaku im është gjaku Shqiptar,nuk do të jetë kurrë gjaku huaj!
A ju kujtohet z.Dudiq kur ishit në Priboj (nëse nuk gaboj) kur ishit ulur me vëllezërit tuaj Vuçiq dhe Vulinin në të njëjtën tavolinë, kur njëri nga vëllezërit tanë filloi të thoshte se gruaja dhe vajza e tij, të cilat kishin veshur një hixhabin, u sulmuan nga serbët dhe u përpoqën t’ia hiqnin të njëjtin hixhab nga koka gruas dhe vajzës së tij, dhe ju nga frika e Vuçiqit dhe Vulinit (për të mos prishur marrëdhëniet vëllazërore me ta), u përpoqët t’ia mbyllni gojën burrit me mimikë. Dhe ju ftoni dikë në Islam? Lëreni atë punë, nuk është për ju”, shkroi Amina Nuraj, kryetare e Këshillit Nacional Shqiptar në Pazarin e Ri në Sanxhak“, ka deklaruar ajo.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.