Aksidentohet Meriton Mjekiqi, në gjendje kritike për jetën

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.09.2024, 12:00

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e vona të natës, teksa moderatori Meriton Mjekiqi po udhëtonte në autostradën që lidh Prishtinën me Shqipërinë.

Sipas burimeve, aksidenti u shkaktua nga shpërthimi i papritur i një gomë të automjetit të tij tip Audi, duke bërë që i riu të humbasë kontrollin e makinës.

Për pasojë, automjeti doli nga rruga dhe përfundoi në një fushë të hapur.

Për shkak të kohës së vonë, Meritoni mbeti i bllokuar në automjet për rreth një orë, deri sa ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e ngjarjes. Ai u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet ende kritike dhe ai po mbahet nën mbikëqyrje të rreptë nga mjekët.

Ky aksident ka tronditur thellë familjen, të afërmit dhe ndjekësit e tij, të cilët po presin me ankth lajme për përmirësimin e shëndetit të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit