Po udhëtonte drejt Kosovës, aksidentohet rëndë Meriton Mjekiqi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.09.2024, 12:16

Moderatori i njohur Meriton Mjekiqi është aksidentuar rëndë një natë më parë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur teksa ish-banori i “Big Brother” po udhëtonte në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur njëra nga gomat e makinës ka plasur, duke humbur kështu kontrollin e mjetit.

Makina doli nga rruga dhe përfundoi në fushë të hapur.

Sipas burimeve, Meritoni ka mbetur për një orë i bllokuar më makinë dhe është dërguar menjëherë më spital sapo kanë ardhur ekipet e shpëtimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit