Bananet kolumbiane me kokainë përfundojnë në supermarket

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.09.2024, 11:40

Së fundmi, në Francë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë ku punonjësit e një supermarketi zbuluan dhjetëra pako me kokainë në katër vendndodhje të ndryshme brenda arkave me banane.

Në degët e “Grand Frais” në rajonin Bourgogne-Franche-Comté në Francën lindore, stafi u shokua kur gjeti 50 kg drogë të fshehur nën banane dhe u shqetësua për shëndetin e klientëve pasi kokaina mund të kishte ndikuar te frutat.

Ndërkohë po hetohet ngjarja për të zbuluar se si përfundoi droga në raftet e marketit përmes bananeve kolumbiane. Gjithashtu, po merren masa të identifikohen dërguesit dhe marrësit e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit