Banorët pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë po përballen me një situatë shqetësuese. Sa herë bie shi, ujërat e zeza përmbytin rrugët për shkak të
mungesës së kanalizimeve.
Situata është përkeqësuar me erën e rëndë që përhapet, duke e bërë jetën e përditshme të banorëve të padurueshme.
"Nuk ka kanalizime për ujërat e zeza dhe pas çdo shiu rrugët mbulohen me ujë të ndotur. Vendosja e kanalizimeve është urgjente," thonë banorët.
Ata shtojnë se, nëse ecni vetëm 200 metra më tutje në të njëjtën zonë, problemi bëhet edhe më i dukshëm, me përmbytje dhe erë të padurueshme që vjen nga ujërat e zeza.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem, i cili po ndikon në cilësinë e jetës dhe shëndetin e tyre.