Rezultonte i zhdukur prej 22 vitesh, si përdoruesi zbuloi fatin e tij tragjik përmes Google Earth

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.09.2024, 22:01

Prej 22 vitesh, William Moldt nga Florida u konsiderua një person i zhdukur, derisa një përdorues i Google Earth rastësisht zbuloi fatin e tij tragjik.

Bëhet fjalë për një përdorues të Google Earth, i cili po shikonte ish-shtëpinë e tij kur vërejti diçka të çuditshme në 'Moon Bay Circle' në Wellington, Florida. Zbulimi ndodhi më shumë se dy dekada pasi Moldt ishte zhdukur në vitin 1997.

Moldt ishte në një klub nate atë mbrëmje dhe rreth orës 9:30 i kishte telefonuar të dashurës së tij për t'i thënë se do të kthehej shpejt në shtëpi. Ajo priste që ai të mbërrinte, por në të vërtetë kjo telefonatë ishte hera e fundit që ajo do të fliste me të.

Ai u zhduk papritmas dhe policia nuk arriti ta gjente për vite me radhë.

Në vitin 2019, përdoruesi i Google Earth raportoi atë që dukej të ishte një makinë e zhytur në ujë në Moon Bay Circle. Policia shkoi për të hetuar dhe gjeti se raporti ishte i saktë: kishte një makinë nën ujë.

Kur makina u nxorr nga uji, brenda saj u gjetën mbetje skeletore, të cilat një javë më vonë u provuan që i përkisnin William Moldt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit