“Do ikim të jetojmë në Dubai”, Hati i “Tik Tok”-ut nuk ndal ironitë pasi i sekuestruan makinën

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.09.2024, 21:30

Hati dhe Jashari, çifti që njihet për jetën e luksit, janë gjobitur pasi kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar dhe iu sekuestrua makina.

Menjëherë pas kësaj, Hati reagoi me një postim në “Instagram”, ku shkruante: “Bravo policia për punën e lodhshme dhe të pandalur! Keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot!”, teksa e shoqëronte me disa postime ironike si: “Jemi që jemi, po shkojmë për makinën e radhës! Apo ikim jetojmë në Dubai?”.

Mirëpo reagimet e saj nuk mbaruan këtu

“Një rritje rrogash për policinë se kanë bërë alamet kapjeje 19-vjeçare”, tha dhe shtoi se “edhe në këto raste” e gjen kohën për të bërë vlog.

Mbrëmjen e djeshme, Hati tregoi në “TikTok” çastin kur e ndaloi policia dhe kur e shoqëruan në komisariat.

“Dikush nga ju më ka kallëzuar”, tha gjatë videos së saj.

Në fund ajo përfundon duke thënë: “Në fund të ditës e ‘hamë’ ne njerëzit e thjeshtë, ndërkohë këto kamikazët e rrugës nuk pësojnë asgjë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit