I ra shtanga 120 kg teksa po bënte “squat”, mësuesja mbetet e paralizuar përjetë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.09.2024, 21:09

Një mësuese fizkulture ka mbetur e paralizuar pas një incidenti të rëndë teksa po stërvitej në palestër.

Henrietta Paxton, 40 vjeç, nga Salisbury, Wiltshire, mori një lëndim të rëndë pasi shtanga prej 120 kg me të cilën po bënte një ushtrim i ra mbi shpinë.

Paxton, e cila ishte e kishte diçka të zakonshme ngritjen e peshave të rënda, po kryente një ushtrim 'squat' kur shtanga i rrëshkiti nga duart dhe e goditi mbi shpinë.

Ajo u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton, ku mjekët kryen skanime dhe teste dhe i dhanë asaj një lajm tronditës.

Mjekët zbuluan se ajo kishte thyer një pjesë të shtyllës kurrizore dhe kishte dëmtuar palcën kurrizore, duke e lënë të paralizuar nga mesi e poshtë.

"Ishte momenti më i tmerrshëm i jetës sime dhe dhimbja me e madhe që kam përjetuar. Sapo pësova atë goditje të fortë në shpinë, e kuptova menjëherë se diçka shumë e keqe ndodhi", tha ajo.

Edhe pse mjekët nuk i kanë dhënë shpresa që ajo të ecë përsëri, mësuesja 40-vjeçare është e vendosur të bëjë gjithçka që mundet për të rifituar lëvizjet në këmbët e saj.

Zonja Paxton ende përjeton shumë shqetësime me dhimbjen e shpinës, por po vazhdon seancat e saj të rregullta në palestër ku stërvit pjesën e sipërme të trupit.

Ajo ka patur gjithmonë një pasion për sportin dhe madje ka konkurruar në kërcim me shtyllë në dy ndeshje të Commonwealth para se të tërhiqej në vitin 2017 pas një dëmtimi në gju.

40-vjeçarja shpreson të jetë në gjendje të kthehet në punë në janar për fillimin e sezonit të ri shkollor dhe tha se po mendon të merret me një sport të ri si basketbolli me karrige me rrota ose regbi me karrige me rrota.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit