NASA: Një asteroid sa një qiellgërvishtëse do të kalojë pranë Tokës javën e ardhshme

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.09.2024, 20:38

Një asteroid i konsideruar si "potencialisht i rrezikshëm," me madhësinë e një qiellgërvistëseje, pritet të kalojë pranë planetit tonë javën tjetër.

Sipas NASA, asteroidi, i quajtur "2024 ON", pritet të kalojë 997,000 kilometra larg sipërfaqes së Tokës më 17 Shtator, në orën 12:19 të paradites me orën lokale. Ky asteroid ka një diametër nga 220 deri në 480 metra, duke e bërë atë pothuajse po aq të madh sa qiellgërvishtësja "One World Trade Center" në New York.

Asteroidi do të udhëtojë me një shpejtësi prej 8.8 kilometrash në sekondë ose 31,673 kilometra në orë.

Asteroidi konsiderohet "potencialisht i rrezikshëm", por fatmirësisht nuk pritet të përbëjë ndonjë rrezik për planetin tonë.

Një asteroid klasifikohet si "potencialisht i rrezikshëm" nëse afrohet deri në 7.5 milionë kilometra nga Toka dhe ka një diametër më të madh se 140 metra.

Pavarësisht se do të jetë dy herë më larg se Hëna kur të kalojë pranë Tokës, "2024 ON" klasifikohet si 'Objekt afër Tokës' (NEO) dhe monitorohet nga NASA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit