Përbërësit e patatinave “Doritos” kthejnë lëkurën e miut transparente

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.09.2024, 19:54

Është zbuluar se një nga përbërësit e patatinave “Doritos” mund ta bëjë lëkurën e miut transparente. Shkencëtarët nga Universiteti i Stanfordit kanë identifikuar një ngjyrues të quajtur FD&C Yellow 5, i cili është përdorur për t’i dhënë patatinave “Doritos” ngjyrën portokalli.

Gjatë një eksperimenti, shkencëtarët e aplikuan këtë ngjyrues në barkun, lëkurën e kokës dhe gjymtyrët e pasme të miut dhe vetëm pas pesë minutash, lëkura e miut u bë transparente, duke lejuar që ata të shihnin me sy të lirë përmes indeve në strukturat e brendshme, përfshirë enët e gjakut dhe organet e brendshme.

Ky efekt nuk ishte i përhershëm. Lëkura kthehej në gjendjen normale sapo shpëlahej. Lidhur me këtë fenomen, revista “Nature” jep një shpjegim shkencor: "Teknika funksionon duke ndryshuar mënyrën se si indet e trupit, të cilat zakonisht janë të errëta, ndërveprojnë me dritën. Lëngjet, yndyrat dhe proteinat që përbëjnë indet si lëkura dhe muskujt kanë indekse refraktive të ulëta, ndërsa lipidet dhe proteinat kanë indekse të larta. Indet duken opake për shkak të kontrastit të madh midis këtyre indekseve refraktive, që shkakton shpërndarjen e dritës. Duke shtuar një bojë që thith fort dritën në këto inde, mund të ngushtohet diferenca midis indekseve refraktive të përbërësve, duke i bërë ato transparente".

Ky zbulim në fushën e imazhit optik ka potencialin për të revolucionarizuar kërkimin biologjik, duke përmirësuar transparencën e indeve. Studiuesit kanë njoftuar se do të vazhdojnë të eksplorojnë dhe eksperimentojnë me substanca të tjera për të avancuar këtë teknologji.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit