Ilir Meta i ka ofruar për 300 mijë euro dekoratën e lartë kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepit?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.09.2024, 16:28

Sulejman Rexhepi, ish-kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut ka botuar librin e tij me kujtime, ku mes të tjerash ka një dëshmi të rëndë kundër ish- presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai dëshmon se si Ilir Meta përmes Fahri Balliut i ka ofruar një dekoratë të lartë për 300 mijë euro.

Ish- kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut e ka pas të nevojshme dekoratën për shkak të imazhit të tij pro grupeve radikale islame. Ai tregon me imtësi detajet se si i janë ofruar dhe për mënyrën se si duhen paguar këstet e dekoratës ndaj Fahri Balliut.

“Nëse e do nevoja Ilir Meta do të vie edhe në Shkup dhe në sy të shkijeve do të ma dorëzojë dekoratën presidenciale. Çmimi për blerjen e dekoratës tashmë ishte caktuar, fiks 300 mij euro, kurse ceremonia spektakolare që do të përgatitej me këtë rast do të kushtonte minimum edhe nja 120 mij euro!”

Në liber po ashtu tregon se si Fari Balliu ka dashur ta shmang Ilir Meten nga kontakti direkt.

“Fahri Balliu më tërhoqi në një kënd dhe më tha që, mos të rri e mos ta takoj shum Ilir Metën, sepse, edhe ashtu është shumë i dyshimtë. Mileti do të pyesi se, çfarë i lidhë Ilir Metën me Sulejman Rexhepin? Prej kur këta dy shokë? Edhe ashtu është nën llupën amerikane si njeri më i korruptuar në vend, prandaj, gjithçka që më duhet prej tij duhet të shkojë përmes Ferdinandit dhe meje, më tha Balliu”.

Në libër po ashtu ka një dëshmi tjetër se si një diplomat shqiptar dhe një tjetër gazetar që ndjek aktivtetet fetare i kanë shitur një dekoratë nga ish- presidenti Trump, dhe kjo për t’i rregulluar “imazhin”.

Rrëfimi i ish- kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë Veriore, ngjan tepër i sinqerte dhe i mbushur me detaje.

Ky është një rast i pastër për SPAK dhe për dosjen nën hetim të Ilir Metës.

Më poshtë pjesë nga libri i tij, faqe 104:

Në një ndeje të veçantë me botuesin e Gazetës 55, z. Fahri Balliun si dhe gazetarin që i thotë vetes “mjeshtër i madh”, pas drekimi të përbashkët me Ilir Metën, Fahri Balliu më tërhoqi në një kënd dhe më tha që, mos të rri e mos ta takoj shum Ilir Metën, sepse, edhe ashtu është shumë i dyshimtë. Mileti do të pyesi se, çfarë i lidhë Ilir Metën me Sulejman Rexhepin? Prej kur këta dy shokë? Edhe ashtu është nën llupën amerikane si njeri më i korruptuar në vend, prandaj, gjithçka që më duhet prej tij duhet të shkojë përmes Ferdinandit dhe meje, më tha Balliu.

Më thanë që unë t’i bëja gati lekët se gjithçka do të shkojë si në tëlynë. Nëse e do nevoja Ilir Meta do të vie edhe në Shkup dhe në sy të shkijeve do të ma dorëzojë dekoratën presidenciale. Çmimi për blerjen e dekoratës tashmë ishte caktuar, fiks 300 mij euro, kurse ceremonia spektakolare që do të përgatitej me këtë rast do të kushtonte minimum edhe nja 120 mij euro!

Nga pala shqiptare nuk do të kishte kurrfarë problemi, sepse tashmë e kishte hapur portën e madhe z. Donald Trampi. Ilir Meta do ta kishte shumë të lehtë për ta justifikuar ndarjen e dekoratës, madje duke u motivuar nga dekorimi me dekoratën nga ana e presidentit amerikan. Kur më dekoron presidenti amerikan, pse të hezitojë presidenti shqiptar! Fundja, mua më duhej kjo dekoratë, le të kushtojë sa të kushtojë. Myslimanët ma kanë hak këtë dekoatë, i kam udhëhequr, ua kam zhvilluar jetën fetare islame, i kam shkolluar, i kam ngritur kulturalisht e fetarisht, i kam prezantuar denjësisht brenda e jashtë! Tani, le të ma paguajnë këtë dekoratë!

E shoh që djemëve të mij nuk i bëhet shum qejfi, sepse më me ëndje do t’i zhvasnin ato 3-400 mij euro se sa të shkonin në xhepin e Ilirit dhe të sekserëve të tij. Megjithatë, më duhet mua, kam frikë se po më del shpirti me nofkën “Zharko” të pafshirë. Kjo dekoratë do t’i eliminojë të gjitha pseudonimet policore të cilat po ma nxijnë jetën.

Atyre ju dola hakut, ja, me paratë që u grumbulluan për t’u ndihmuar shqiptarët e Hasanbegut dhe rrethinës që u përmbytën nga vërshima tragjike, Sulës së vogël ia bleva Golf 7-shin, direkt nga salloni, 37 mij euro. Po kaq ia dhashë edhe nipit tjetër, djalit të Zuhejrit i cili, e shoh unë, gjithnjë e më shumë po më hidhërohet se po e favorizoj nipin tjetër, djalin e Zeglulit, Sulën e vogël. Nuk më bëjnë punët! E kam sjellë veten që dashurinë e bijve të mi ta blejë me para! Apo unë nuk po lë pas kurrfarë pjelle, djem që e duan babain e tyre vetëm për para! Edhe njëra edhe tjetra!

Javën e ardhshme, në Strugë do të takohem me Fahri Balliun dhe Ferdinan Samarxhiun, për t’ua dorëzuar ratën e parë prej 80 mij euro. Një javë më vonë do të takohemi në Pogradec, te qendra turistike “Drilon” dhe, aty do ta marrin ratën tjetër prej 70 mij euro. Aty do të caktohet dita kur do të më duhet ta jap tërë shumën kurse këta miq të mij do të ma tregojnë datën e saktë se kur do të organizohet ceremonia e ndarjes së dekoratës presidenciale enkas për mua, liderin historik të myslimanëve të Maqedonisë. Jo vetëm lider fetar, por edhe kombëtar, sepse, asnjë nga liderët, as nga politikanët, as nga veprimtarët e ndyshëm, nuk është dekoruar nga presidenti shqiptar. Ja, unë Sulejman Rexhepi, me plotë meritë – do të dekorohem nga i madhi dhe i ndershmi, ekselenca e tij, z. Ilir Meta”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit