Zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës u arrestua pasi në veturën zyrtare iu gjetën armë- Ja çfarë thuhet nga Prokuroria për të

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.09.2024, 14:52

Një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor është arrestuar ditë më parë.

Saktësisht më 23 gusht zyrtari shtetëror ka përfunduar nën prangat e Policisë së Kosovës, pas një aksioni të realizuar në rrugën “Skender Rexhepi” në qytetin e Prizrenit.

Zyrtari shtetëror që përfundoi i arrestuar ishte zënë në flagrancë bashkë me dy femra, të cilat janë ndaluar po ashtu si të dyshimta.

Bëhet fjalë për Rafit Kurtishin, i cili është zyrtar i Parkut Kombëtar “Sharri”.

Rasti në fjalë kishte ndodhur në parkingun e njohur si tek “Ish Benafi” në Prizren, ku zyrtari i ministrisë së Infrastrukturës ishte me veturë zyrtare 3Z, bashkë me dy femra.

I njëjti u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Arrestimi dhe ndalimi i tij janë konfirmuar për lajmi.net edhe nga Prokuroria e Prizrenit.

Nga Prokuroria është thënë se ndaj të pandehurit R.K, me datë 30 gusht 2024 është ngritur aktakuzë, lidhur me posedimin e dy armëve, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët.

“Referuar kërkesës tuaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ndaj të pandehurit R.K., me datë 30.08.2024 ka ngritur aktakuzë, lidhur me posedimin e dy armëve, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët dhe atë: një (1) pistoletë “Glok 25” dhe 10 copë fishekë, si dhe një (1) pushkë të markës “Rowver, model 370, kalibër 308 Win”,thuhet në përgjigje.

Gjithashtu u theksua se më këtë i pandehuri R.K, ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Në lidhje me këtë rast, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kishin kryer bastisje edhe në një lokacion tjetër, e që është shtëpia e të dyshuarit.

Kurse në lidhje me dy femrat e ndaluara me këtë rast, e që dyshoheshin për “Marrje me prostitucion”, po merret Njësia për trafikim me qenie njerëzore.

Në lidhje me këtë nga Prokuroria Themelore në Prizren thanë se është e vërtetë se të dyshuarat janë ndaluar, por se nuk janë pranuar informacione ose prova relevante që dëshmonin inkriminimin e të njëjtëve në ndonjë vepër penale.

“Është e vërtetë që R.K., ka qenë i shoqëruar me dy persona të gjinisë femërore, mirëpo nga hetimet e deritanishme nuk kemi pranuar ndonjë informacion ose provë relevante që do të dëshmonte inkriminimin e të njëjtave në ndonjë vepër penale”,thuhet nga Prokuroria.

Edhe pse nga Prokuroria nuk janë dhënë detaje shtesë, sipas raportimeve në lidhje me këtë rast dyshohet se femrat e lartpërmendura janë shtetase serbe dhe se nuk dihet raporti që zyrtari ministror kishte me to.

Në kuadër të këtij operacioni policor janë përfshirë njësi të shumta policore e hetimore.

Pavarësisht publikimit në lidhje me këtë arrestim nga Ministria e drejtuar nga Liburn Aliu nuk ka pasur as edhe një reagim.

Rafit Kurtishi po vazhdon të mbahet në burg, derisa nga organet e hetuesisë dhe të drejtësisë në vendin tonë nuk ka pasur më asnjë deklarim në lidhje me hetimet që po bëhen për këtë rast.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit