U vrau të atin, i biri i viktimës: S’dua ta shoh vëllain me sy!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.09.2024, 14:08

Janë zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes tragjike në Shënavlash, ku Esmerald Balla vrau babain e tij, Enver Balla, dhe më pas e hodhi trupin në një pus.

Djali tjetër i viktimës, njëherazi vëllai i autorit të krimit, ka dëshmuar se fillimisht menduan se diçka mund të kishte ndodhur për shkak të zakoneve të të atit për të konsumuar alkool.

“Babi pinte ndonjëherë, dhe menduam mos ka ndodhur diçka, çfarë ka bërë,” tha ai.

Ai gjithashtu tregoi se që nga momenti i arrestimit nuk e ka takuar vëllanë.

“Nuk e kam parë vëllanë që nga dita e arrestimit. Nuk dua ta shoh më me sy. Është në dorën e policisë dhe po pres hetimet,” u shpreh ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit