Vrau të atin dhe e hodhi në pus, flet vëllai i Esmerald Ballës: “Çobanit tentuan t’i prisnin gishtat”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.09.2024, 13:54

Për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shënavlash, ku 33-vjeçari Esmerald Balla, vrau të atin me pistoletë dhe e hodhi në pus pas një konflikti të dyshuar për 75 mijë euro, ka folur edhe i vëllai i autorit, i cili ka zbuluar detaje nga ngjarja.

Niku Balla tha se Edison Brahajn, 25-vjeçari që punonte si çoban në fermën e tyre dhe dyshohet se ndihmoi Esmeraldin të hidhte trupin e pajetë të Enver Ballës në pus, e kanë kërcënuar që të pranojë krimin.

“Me sa janë dijeni ai nuk ka lidhje fare, kanë dashur ti presin gishtat me gërshërë. Mendoj se nuk ka lidhje”, tha ai.

Gjithashtu tregoi se kur u kthye nga Italia i tha i vëllai se babai e ka prerë në besë duke i vjedhur paratë.

“Vëllai tha: ‘na ka prerë babai në besë, na mori lekët’. Fitimet i kanë pasur të përbashkëta, kemi pasur një fermë. Babai s’ka pasur arsye t’i merrte, dhe unë nga Italia të vija shkoja i merrja.”

Mandej shtoi se nuk e ka takuar në burg dhe nuk do që ta shohë me sy.

“Vëllain nuk e kam takuar, për momentin nuk dua ta shoh në sy.”

Në fund, kërkon që ngjarja të zbardhet sa më shpejt.

“Njerka është rob zoti, e kam respektuar si nënën time, edhe vëllai. Edhe nusja e vëllait, është njeri punëtor. Ajo që na ka rënë neve mos t’i ndodhë kujt. Nuk e besoj akoma që është e vërtetë. Atë që ka ndodhur e di vetëm që ai e ka bërë dhe ai që ka ikur. Policia ta zbardhë sepse dua të di çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit