Rrjetet sociale janë kthyer në një kërcënim të madh për fëmijët aq sa komisioneri i shëndetit të New York rekomandon që prindërit të mos u japin fëmijëve të tyre telefona celularë deri të paktën në moshën 14-vjeçare.
“Adoleshentët që përdorin rrjete sociale kanë një rrezik më të madh për të përjetuar probleme të shëndetit mendor, përfshirë simptoma të depresionit dhe ankthit,” shkruajnë Vasan dhe Kryetarja e Shëndetit dhe Higjienës Mendor në Departamentin e Shëndetit, Michelle Morse, në një letër të datës 5 Shtator drejtuar mjekëve dhe profesionistëve të tjerë mjekësorë.
Fëmijët që përdorin rrjete sociale përjetojnë nivele më të larta të ankthit (16%) krahasuar me fëmijët që nuk i përdorin (12%).
Adoleshentët që përdorin rrjete sociale përjetojnë ankth (27%) dhe depresion (14%) në nivele më të larta se adoleshentët që nuk i përdorin (9% dhe 4%, përkatësisht).
Një studim i fundit nga Universiteti i Michigan zbuloi se shumë të rritur janë më të stresuar pas kontrollimeve të përsëritura të telefonit të tyre inteligjent.