Grupim i ri parlametar në Kuvend me 5 deputetë të opozitës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.09.2024, 12:28

5 deputetë të opozitës kanë krijuar një grupim të ri parlamentar në Kuvend. Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi, Flutura Açka, Arbi Agalliu dhe Selaudin Jakupllari, prezantuan grupimin e ri parlamentar, të cilin e përshkruan si ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës.

Shehi sqaroi se nuk bëhet fjalë për një parti politike apo një grupim politik, por për një grup parlamentar me 5 deputetë, që mund të ketë edhe të tjerë në të ardhmen.

Shehi theksoi se ndonëse lufta kundër regjimit të Ramës është e përbashkët me opozitën, ka tri dallime të rëndësishme.

“Ky është grupimi i parë parlamentar që mendon ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës.Do të përpiqemi të hyjmë me lista të hapura; nëse do të jenë 2 apo 5 parti, këtë do ta shohim në rrugë. Sot nuk po formojmë parti. Ne ndajnë qëllime të përbashkëta me kolegët opozitarë për luftën ndaj kësaj qeverie, por na ndajnë qasjet tona ndaj demokracisë – ata i mbyllën listat, ne duam lista të hapura – dhe ndaj sistemit të ri të drejtësisë, i cili, ndonëse nuk është perfekt, përbën një lloj shprese për të sotmen, si dhe raportin që kemi me ndërkombëtarët,” tha Shehi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit