Detaje të reja janë zbardhur lidhur me mjetin lundrues të ngecur në rërën e Karpenit.
Mësohet se mjeti lundrues ka qenë në ujërat shqiptarë mesditën e 10 shtatorit, por prej motit të keq kontrolli brenda velierës është bërë një ditë më vonë ku u gjetën një pasaportë gjermane e Fellmann Rudiger me datëlindje me vendlindje Leipzig, dukumente të mjetit lundrues në pronësi të tij dhe është sekuestruar 1 pistoletë Walther, 41 fishekë 2 telefona celularë dhe 1 laptop.
Bëhet me dije se është kontaktuar i biri i 85-vjeçarit, i cili është shprehur se nuk ka kontaktuar me të atin që prej një muaji.
Ndërkohë vazhdojnë verifikimet dhe kontrollet për personin e zhdukur. Gjithashtu, po mblidhen informacione se me ke ka qenë në bord ditën kur është nisur nga Italia.