Një hajdut i tha policisë se u josh nga një pako patetinash në sediljen e parme të një makine të hynte brenda t’i hante dhe përfundoi duke vjedhur mjetin.
Shawn Johnson tha se ishte duke ecur kur pa një qese Fritos në sediljen e përparme të mjetit, kështu që hapi derën dhe pa se çelësat ishin brenda… kështu që u shty të vidhte automjetin.
Ai më vonë pretendoi se kishte kryer krimet sepse ishte nën ndikimin e drogës.
Hajduti u akuzua për mbajtjen e një automjeti të vjedhur, vjedhje, dy akuza për vjedhje identiteti dhe mbajtje të paligjshme të një kartë identiteti.
Në kohën e ngjarjes, Johnson ishte në liri me kusht në Lake County për dy raste të tjera të ngjashme, nga të cilat ishte liruar nga burgu vetëm një muaj para krimeve të tij më të fundit.