Një grup subjektesh juridike në vend janë nën hetim të Prokurorisë për fshehje tatimi, mashtrim tatimor dhe pastrim parash. Gjatë ditës së djeshme janë kryer bastisje në Shkup, Strumicë dhe Gostivar ku sipas policisë dhe organit të akuzës janë siguruar dokumentacione.
Megjithatë, për shkak se rasti është në procedurë parahetimore, institucionet nuk japin detaje më të hollësishme.
“Zyrtarët policorë, zyrtarët e Drejtorisë për të Ardhura Publike në koordinim me hetuesit nga Laboratori për Forenzikë Digjitale të Qendrës Hetuese të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjatë bastisjeve kanë siguruar dokumente dhe shkresa elektronike të cilat do të jenë lëndë i përpunimit dhe analizës me qëllim të sigurimit të provave materiale për nevojat e procedurës së mëtejshme parahetimore”, thonë nga MPB dhe Prokuroria.
Për aksionin e djeshëm u deklarua edhe ministrja e financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila tha se vetë ka marrë pjesë në zbatimin e aksionit në Strumicë.
“Dua të shpreh falënderim të madh deri te Drejtoria për të Ardhura Publike dhe drejtoresha Elena Petrova, dhe veçanërisht deri te kolegët nga Strumica dhe qytetet tjera të cilët sot bashkë me mua tërë ditën pa u lodhur punuan në zbatimin e aksionit në Strumicë. Një pjesë e tyre drejtpërdrejt me mua në Strumicë, ndërkaq një pjesë edhe në qytete tjera të Maqedonisë”, deklaroi Gordana Dimitrieska-Koçoska, ministre e Financave.
Për aksionin në fjalë, gjatë ditës pritet që të deklarohet edhe ministri i brendshëm, Pançe Toshkovski.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.