15-vjeçarja shqiptare u nda prej tij, palestinezi vjen nga Finlanda dhe e përndjek

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.09.2024, 10:05

Një 19-vjeçar nga Finlanda ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi dyshohet për përndjekjen e një vajze të mitur 15-vjeçare.

Vajza ishte njohur me të riun nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kishin komunikuar për rreth dy muaj.

Megjithatë, kur vajza vendosi të ndërpresë kontaktet, 19-vjeçari, palestinez por me pasaportë finlandeze, u acarua dhe udhëtoi nga Finlanda drejt Shqipërisë për ta kërkuar.

Ai ka qëndruar afër shtëpisë së vajzës, duke krijuar shqetësim për të.

Pas njoftimit të policisë, 19-vjeçari u arrestua dhe iu gjet një thikë, duke u akuzuar për përndjekje dhe posedim të armëve të ftohta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit