Brnabiq: Situata në Kosovë është më e rënda deri tani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.09.2024, 08:35

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, tha se situata në Kosovë është më e rënda deri më tani, pasi që, sipas saj, kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti dëshiron t’i pastrojë etnikisht serbët.

Brnabiq e ekzagjeron duke e akuzuar Kurtin se dëshiron të nis luftë me Serbinë.

“Kjo sepse më duket se Kurti nuk ka zgjidhje apo rrugëdalje tjetër nga politika e tij, përveçse të provokojë konflikt të armatosur, pra luftë me Beogradin, prandaj është më arroganti dhe më i pamaturi deri më tani, sepse ai është plotësisht i shtyrë pas murit dhe kjo është mënyra e vetme për të dalë”, tha ajo duke folur për Euronews, transmeton Tanjug.

Në anën tjetër, ajo ka theksuar se “është në interesin tonë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të përpiqet ta ruajë paqen”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit