Kërcënimet dhe shantazhet në rrjetet sociale kanë marrë një përhapje të frikshme gjatë viteve të fundit në vendin tonë.
Rasti më i fundit është i një nëne e cila ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania disa kërcënime që ka marrë në rrjetet sociale, të cilat e kanë terrorizuar atë.
Ajo shprehet se ka marrë mesazhe kërcënuese dhe ofenduese nga një llogari Instagrami që duket të jetë e rreme, ku është kërcënuar jo vetëm ajo, por edhe fëmijët dhe burri i saj.
E shqetësuar, ajo thekson se bashkëshorti i saj nuk ka asnjë lidhje me këtë situatë dhe që problemi kryesor qëndron te kërcënimet e rënda që i janë drejtuar për fëmijët e saj.
Denoncuesja ka dërguar edhe disa screenshot-e të mesazheve të dërguara të cilat për arsye etike JOQ Albania i ka censuruar.
Në mesazhe gjithashtu i kërkohet denoncueses një shumë parash.
Denoncimi i plote:


