Habit Elon Musk: “Po fitoi Kamala Harris nuk do të shkojmë në Mars”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 12.09.2024, 21:42

Elon Musk ka shprehur mendimin se ish-presidenti Donald Trump do të ishte një lider më efektiv për Shtetet e Bashkuara sesa nënpresidentja aktuale Kamala Harris. Ky mendim vjen pas debatit që u zhvillua të martën mbrëma dhe që u transmetua nga “ABC”-ja. Në një postim në “X”, Musk theksoi se, ndonëse Harris doli më mirë seç e priste shumica në përballjen me Trumpin, nuk ka aftësinë për të arritur rezultate konkrete si Trump.

“Kur bëhet fjalë për kryerjen e gjërave, jo vetëm për të thënë fjalë të këndshme, unë besoj fuqimisht se Trumpi do të bëjë një punë shumë më të mirë”, tha ai.

Musk theksoi se nëse Kamala Harris do të kishte aftësinë për të realizuar ndryshime të mëdha, ajo do të kishte treguar këtë gjatë periudhës së saj si krahu i djathtë i Presidentit Joe Biden, sidomos pasi Biden shpesh nuk është në qendër të vëmendjes. Në një postim të veçantë, ai argumentoi se SHBA-ja ka nevojë për reforma të thella në qeveri për të arritur përparim dhe për të realizuar ndërrime të rëndësishme, që sipas tij do të mund të realizohen nga Harris.

“Ne kurrë nuk do të shkojmë në Mars po fitoi Kamala”, përfundoi Musk, i cili është i njohur për investimet e tij në udhëtimet hapësinore dhe teknologjinë.

Debati i së martës u pa gjerësisht si vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve, pasi sondazhet tregojnë aktualisht një garë të ngushtë. Gjatë gjithë ngjarjes, e cila kaloi 90 minutat e planifikuara, Trump dhe Harris u përplasën me njëri-tjetrin si për politikën e brendshme ashtu edhe për atë të jashtme, duke përfshirë të drejtat e abortit, imigracionin dhe luftërat tregtare. Dy kandidatët shpesh ndërprenë njëri-tjetrin dhe shkëmbyen akuza për problemet me ekonominë e SHBA-së dhe konfliktin në Ukrainë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit