Një qytetare nga Tirana ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një situatë alarmante që po zgjat prej disa javësh në lagjen "Pjetër Dungu", në Kinostudio.
Sipas denoncueses, rrjeti i grumbullimit të ujërave të zeza në këtë zonë është i hapur dhe i ekspozuar, duke krijuar një ambient të tmerrshëm dhe të pabanueshëm për banorët, për shkak të erës së rëndë që vjen nga kanalizimet e hapura.
Ajo shprehet se banorët e zonës prej javësh e kanë denoncuar problematikën në Bashkinë e Tiranës me shkrim dhe duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme zyrtare, por asnjë masë nuk është ndërmarrë deri më tani, edhe pse kanë kaluar disa javë.
Banorët e lagjes janë të lodhur nga mosveprimi i institucioneve dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente për të zgjidhur këtë problem që po rrezikon shëndetin e tyre dhe cilësinë e jetës në zonë.
Denoncimi është shoqëruar me foto si prova që dëshmojnë qartazi seriozitetin e situatës.
Bashkia e Tiranës ende nuk ka reaguar ndaj këtij problemi, pavarësisht kërkesave të përsëritura të banorëve.
Denoncimi i plotë i qytetares:
