Pilula mrekullibërëse që kalon 70% efektin e pijes për 60 minuta

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 12.09.2024, 20:53

Shkolla filloi dhe me siguri do të zgjoheni një apo dy herë gjatë javës me dhembje koke nga të pirët. Por nëse pini pilulën “mrekullibërëse” do t’i thoni lamtumirë problemeve të tilla.

Krijuesit e pilulës pohojnë se ajo do t’ju ndihmojë të zgjoheni të freskët ngaqë ndihmon në tretjen e alkoolit që keni pirë një natë më parë.

Bazuar në një studim të fundit, bën vërtetë punë.

Pilula “Myrkl” vjen me një paketë me 30 kapsula dhe gjendet në faqen e internetit të markës, “Amazon”, “Superdrug” ose mund të merrni paketën e provës që përmban 4 pilula.

Në thelb, pilula "shkëput alkoolin në ujë dhe dioksid karboni para se të arrijë në mëlçi, por gjithashtu eliminon kaloritë e lidhura me alkoolin. Pra, ndryshon mënyrën se si alkooli ndikon në trupin tuaj.

Përveç kësaj, ajo ka vitamina si B12 për t'ju ndihmuar të ndiheni më të freskët.

Fakti se eliminon kaloritë, nuk keni pse të shqetësoheni për barkun e fryrë prej konsumimit të alkoolit.

Ndonëse tingëllon mjaft e mirë për të qenë e vërtetë, mijëra njerëz e kanë vlerësuar me pesë yje. Madje, pilulat kanë garanci 30-ditore të kthimit të parave nëse nuk japin rezultat.

Për sa i përket përdorimit, duhet të merrni dy pilula rreth dy orë para se të pini, kështu nuk do të ndieni efektet e zakonshme të alkoolit.

Çfarë thonë klientët?

“Nuk e di si ia kam dalë para se të zbuloja këto pilulat! Jua rekomandoj!”, shkruan njëri.

“Isha shumë skeptik, por paskam gabuar! Të nesërmen pas një nate duke pirë alkool, u zgjova normalisht. Nuk bëhet fjalë që do ta pi prapë”, tha një tjetër për pilulën mrekullibërëse.

Sigurisht, është e kuptueshme që gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun para se të përdorni pilulën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit