Skandal në Maternitetin e Durrësit: Kushte mizerable dhe higjienë zero

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.09.2024, 16:50

Pamjet shqetësuese për JOQ vijnë nga Materniteti i Durrësit ku tregohet një realitet të trishtë i shëndetësisë shqiptare të mjeruar… çdo dhomë duket në kushte më të këqija se tjetra. Mungesa e higjienës është alarmante, me një nivel që lë për të dëshiruar.

Stafi nuk shfaq asnjë interes për qetësinë dhe mirëqenien e pacientëve, sipas raportimeve nga pacientët për redaksinë tonë.

Ajo që e përkeqëson situatën janë edhe kërkesat për para që janë bërë hapur, duke u justifikuar "me stil".

“Pershendetje JOQ fatkeqsisht pamjet qe po ju dergoj jane nga materniteti i Durresit! Cdo dhome eshte me keq se tjetra kushte mizerable, le te mos flasim pastaj per higjenen qe eshte 0. Te pakten stafi i infermjereve dhe doktoreve ishte disi i komunikueshem (me perjashtim te disa kokrrave). Sanitaret dhe ato qe shperndanin ushqimin sdonin tia dinin per “qetesi”. A dhe dicka kan filluar ti kerkojn leket sade “gjasme me stil”,-shkruan një qytetare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit