Një situatë “alla shqiptarçe” ka ndodhur në Ksamil, ku "Nobbu Hotel" ka anuluar rezervimin e një klienti vetëm një ditë përpara datës së caktuar.
Përveç anulimit të papritur, hoteli ka kërkuar që vetë klienti të bëjë anulimin nga ana e tij, në një përpjekje të dukshme për të shmangur përgjegjësinë.
Përpos kësaj, rezervimi vazhdon të qëndrojë aktiv dhe hoteli po përpiqet ende të marrë pagesën e plotë nga klienti, pavarësisht anulimit që e ka iniciuar vetë.
Ky rast ka ngritur shqetësime rreth etikës së shërbimeve të akomodimit në hotelet shqiptare dhe thirrjet për ndërhyrje nga autoritetet janë të nevojshme për të mbrojtur konsumatorët nga praktika të padrejta. Të till praktika i lënë turistët të zhgënjyer e të pakënaqur dhe një papërgjegjshmëri krijon eksperienca negative dhe humbje të vizitorëve.
”Pershendetje. Doja te paraqisja nje ankes per nje hotel ne ksamil " Nobbu Hotel". Nje dite para rezervimit me ka bere anullim te rezervimit. Dhe perpos kesaj me kerkon qe ta bej un rezervimin canceled nga ana ime. Akoma tani nuk ben anullim dhe kerkojn te me marrin parat”,-shkruan klienti.