Fadromat dhe ekskavatorët punojnë ditë e natë, cila kompani po gërryen shtratin e lumit Mat?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.09.2024, 14:47

Shfrytëzimi i paligjshëm i shtretërve të lumenjve për nxjerrjen e inerteve konsiderohet krim mjedisor.

Por pavarësisht kësaj, në vendin tonë kjo masakër nuk ka të ndalur nga Veriu në Jug të vendit.

Së fundmi një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë nxjerrjen e inerteve dhe gërmimet që kryhen në lumin e Matit. Ajo thotë se prej disa ditësh, ekskavatorët dhe kamionët e një kompanie private shkojnë në lumin Mat, pranë burgut dhe bëjnë gërmime.

Për këtë rast ajo thotë se ka njoftuar disa herë policinë, por sipas saj policia mbërrin me vonesë në vendngjarje duke i dhënë mundësi kamionëve që të largohen. Ajo madje thotë se kjo kompani ka paguar policët për t'i njoftuar në raste denoncimesh nga qytetarët.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje Joq persona te pa njoftur hyn e bejn germime ne lumin mat perball burgut, Dhe askush nk merr masa per ti ndaluar. Do te dergoj video perseri sepse e ndaluan sapo me pan qe po shkoja te filmoja por ju lutem publikojeni . Ata e kan firmen shume me posht dhe vine e punojne e marrin ketu. Dmth kan paguar policine e lezhes qe ti lajmerojne perpara se te vijne dhe ikin pasi vjen policia. E njejta gje edhe para dy ditesh jan lajmerua pastaj pasi iken policia jan futur prap. Meqe policia nuk po ban asigja e po korruptohet te pakten postojeni ju

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit