16-vjeçarja në Mallakastër lind foshnjën në spital, babai zhduket

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.09.2024, 13:43

Një 31-vjeçar me inicialet B.H. është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë së Mallakastrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 16-vjeçare.

E mitura, e cila ka mbetur shtatzënë dhe ka lindur foshnjen e saj në maternitet, ka deklaruar se babai i foshnjës është 31-vjeçari me iniciale B.H.

Policia ka nisur hetimet për këtë rast, dhe materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Vlen të thuhet se edhe pak ditë më parë një rast i ngjashëm u raportua në Korçë ku një 14-vjeçare solli në jetë një foshnje nga marrëdhënia që kishte me një 21-vjeçar. Pas zbulimit të kësaj ngjarje i riu u arrestua dhe u akuzua për marrëdhënie seksuale me të mitur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit