Aleksandar Vulin, zëvendëskryeministër i Serbisë, ka dhënë një intervistë për mediumin rus “RIA Novosti”, ku ka bërë një deklarim që mund të shihet si kërcënim.
Ai tha se përshkallëzimi i situatës në “provincën jugore të Serbisë”, siç iu referua ai Kosovës, mund të ndodhë në çdo moment.
Këto komente, ai i bëri nga Shën Petersburgu i Rusisë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve “RIA Novosti”, teksa tha se Serbia nuk do të rri duarkryq nëse ka dhunë ndaj serbëve në Kosovë.
“Situata në provincën jugore serbe mund të përshkallëzohet në çdo moment. Kur ushtrohet dhuna ndaj serbëve, është e pamundur të pritet që të gjithë, veçanërisht Serbia, të qëndrojnë anash dhe të shikojnë. Sigurisht që nuk do ta bëjmë”, deklaroi zyrtari i lartë serb.
Nënkryetari i Qeverisë serbe ka theksuar se “lufta për të drejtat e serbëve në Kosovë” është pjesë e strategjisë kombëtare të Serbisë.
“Kolegët e Serbisë nga BRICS-i, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Sergey Shoigu, ministrat e jashtëm të Kinës, Brazilit, Afrikës së Jugut, Azerbajxhanit, tregojnë simpati dhe mbështetje të fortë për Serbinë dhe kuptojnë thellësisht se për çfarë po lufton vendi ynë”, tha Vulin.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.