Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë për kompaninë e sigurimeve 'ANSIG' e cila nuk jep paratë e dëmshpërblimeve në rast aksidenti.
Qytetari thotë se pavarësisht plotësimit të të gjitha dokumenteve dhe procedurave për pagesën e shumës që i takon, kompania nuk ka kryer pagesën e premtuar.
Ai e ka marrë konfirmimin për shumën dhe datën e pagesës përmes mesazheve SMS, por kompania vazhdon të vonojë pagesën dhe nuk ofron asnjë sqarim konkret, edhe pse ai është paraqitur disa herë në zyrat e kompanisë.
Qytetari madje ka tentuar të telefonojë përfaqësuesit e kompanisë, por askush nuk i është përgjigjur.
Ai thotë se gjithë kjo sorollatje dhe vonesë është absurde pasi kompania e deputetit socialist Anastas Angjeli nuk duhet të vazhdojë të mashtrojë qytetarët nëse ka shpallur falimentimin. Vlen të thuhet se Angjeli vazhdon të marrë para nga shqiptarët, ndërkohë që s'iu jep atyre paratë që u takojnë dhe kanë muaj e vite që i presin.
Ndërkohë që edhe pse falimenti nuk është ende zyrtar, ambientet e kompanisë lënë shumë për të dëshiruar dhe shtojnë edhe më tepër dyshimet se kjo kompani nuk ka asnjë 'kokërr leku' as për vete e as për shqiptarët.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ. Kam nje rast me nje kompani siguracionesh , i kam plotesuar te gjitha kriteret dhe veprimet nga ana ime dhe kompania nuk me ben pagesen perkatese mi ka derguar si vleren e shumes se chek-ut dhe datem dhe asnje veprim nga ana e tyra kam shkuar 5-6 here dhe te njejten gje me evidentojn per pagesen , siguracioni ANSIG
Doja te me ndihmonit per kete rast nese eshte e mundur ! Nepermjet komunikimeve telefonike nuk pergjigjen fare kur i telefonoj , nuk japin asnje numer pervec se numrit te cilit sapo ju dergova dhe telefonojn nga numrat e punonjesve si psh nga numri i rojes se objektit dhe thojne qe i ka financa ne dore nderkoh qe mua me kane derguar daten me sms
Kam shkuar disa here tek zyrat perkatese dhe vetem evidentime ! Asnje sqarim. Kjo zonja eshte Punonjese aty dhe sa here qe kam shkuar aty me thot qe eshte puntorja tjeter qe meret me kto gjera dhe shumllojshmeri gjerash nderkoh qe un i kam kryer te gjitha procedurat nr llogarie e tgjitha mi kan derguar sms-t dhe sme dergojme shumen
Nese eshte e mundur ju lutem te ngelet anonim pjesa e publikimit dhe ju falenderoj nese me ndihmoni per kte rast , ju falenderoj !
Kjo telefonat eshte e kryer tani sot dhe perseri nuk pergjigjet njeri! Nuk e di sa qarte mund te duken ne foto por ekspertiza i ka bere + fotot e tjera dhe plus mua me kan derguar sms pse duhet te jet arsyeja qe mos te dergojne chek-un e pageses kjo esht absurde. Kur esht bere aksidenti i kam lare fotot dhe ja kam derguar zyres perkatese ku kam plotsuar dhe formularin per pjesen e pageses. Un nuk kam problem shumen kam problemin se kam ik ne TR 7 here per kte problem dhe i kam vendosur ne dijeni se do detyrohem te ankohem diku sepse me kan derguar dhe vleren dhe shumen me sms dhr asnje veprim nga ana e tyre