Elseid Hysaj, shqiptari më i paguari në Serie A

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.09.2024, 11:34

Revista e specializuar për ekonominë në Itali, Calcio e Finanza, ka publikuar një renditje të pagave të futbollistëve dhe shumës totale që klubet shpenzojnë për lojtarët që kanë në kontratë. Më i paguari në Serie A është Dusan Vlahovic, sulmuesi i Juventusit, i cili fiton 12 milionë euro në sezon. Në total, klubet e Serie A shpenzojnë më shumë se 1 miliard euro (përfshirë taksat) për pagat e futbollistëve.

Në lidhje me futbollistët shqiptarë, Elseid Hysaj i Lazios është më i paguari. Sipas të dhënave nga Calcio e Finanza, mbrojtësi 30-vjeçar merr 2 milionë euro në sezon nga Lazio, dhe megjithëse nuk është në listë, klubi është i detyruar ta paguajë atë.

Pas Hysajt, janë Berat Gjimshiti i Atalantës dhe Kristjan Asllani i Interit, të cilët kanë një rrogë vjetore prej 800 mijë eurosh neto secili. Ardian Ismajli merr 700 mijë euro te Empoli, ndërsa Ylber Ramadani paguhet 450 mijë euro nga Lecce. Alen Sherri, futbollisti i sapoardhur, ka firmosur për 150 mijë euro në vit te Cagliari, ndërsa më pak i paguari është mesfushori Medon Berisha, i cili merr 120 mijë euro nga Lecce.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit