Lirohet 25-vjeçari kuksian që e morën peng në Francë për 25,000 £

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.09.2024, 11:19

25-vjeçari nga Kukësi, i cili u mor peng në Francë në këmbim të një shume prej 24 mijë paundësh, u lirua mbrëmjen e së mërkurës, më 11 Shtator. Sipas burimeve të afërta me ngjarjen, ai ka kontaktuar me vëllanë e tij në Kukës, ndërsa autoritetet shqiptare po presin një komunikim zyrtar nga Interpol Lyon në Francë për të konfirmuar lirimin e tij.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kukësit ka arrestuar një ditë më parë dy persona të dyshuar për ndihmën që i ofruan të riut për të ikur ilegalisht nga Kukësi, duke kaluar fillimisht në kufirin e Kosovës dhe më pas në atë të Belgjikës, për të mbërritur në Francë dhe më pas në Britaninë e Madhe.

Për shkak të kërkesës për pagesë në këto raste, i riu u mor peng në këmbim të një detyrimi prej 24 mijë paundësh, dhe familja u njoftua për situatën. Familja e bëri denoncimin publik dhe në Policinë e Kukësit më 11 Shtator, e cila ndërmori veprimet hetimore dhe arrestimet përkatëse.

Hetimet janë ende në vazhdim dhe pritet të zbardhen plotësisht ngjarja dhe personat e përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit