Ish-drejtori i Policisë së Lezhës në kërkim nga SPAK-u është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, krah avokatit të tij, Ardian Leka.
Në maj të vitit 2024 u zbulua që Henerigert Mitri zhvillonte aktivitete të paligjshme si lojërat e fatit dhe kultivimi i kanabisit.
Mitri informohej i pari për koordinatat që Guardia di Finanzia do të bënte për kontrollet nga ajri. Ai lëshonte urdhrat për këto kontrolle, por para se të firmoste, konsultohej me shefin e anti-trafiqeve, Klodian Shahini. Ky i fundit i tregonte vendet ku kishte mbjellë kanabis dhe para se Guardia di Finanza të fluturonte mbi ato zona, bimët narkotike hiqeshin dhe trafikantët largoheshin.
Në këtë skemë trafiku, Mitri bashkëpunonte me Klodian Shahinin dhe Elson Reçin, nga fisi i Reçëve në Rrëshen. Shahini bashkëpunonte me të tjerë për të mbjellë kanabis, si në rastin e një parcele në Livadhas të Mirditës.
Për këtë arsye Mitrit iu caktua masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.